Vëllai i Liridona Ademajt pas vendimit të Apelit: Shpresojmë që edhe Kushtrim Kokalla të marrë të njëjtin epilog

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga Gjykata Themelore ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademaj ka deklaruar se shpreson që edhe Kushtrim Kokalla të marrë të njëjtin epilog.

“Naim Murseli dhe Granit Plava do të vdesin në burg. Shpresojmë që e njëjta gjë do t’i ndodhë edhe Kushtrim Kokallës”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Liridona nuk do t’u kthehet më, ndërsa fëmijët e saj do të rriten pa nënën e tyre, por ka shprehur ngushëllim me faktin që rasti ka marrë epilog edhe në nivel të Gjykatës së Apelit.

Në reagimin e tij, Leonard Ademaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë treguar interesim për rastin, veçanërisht mediat për mbulimin dhe hapësirën e dhënë.

Ai ka shprehur shpresën që vrasjeve të grave t’u vijë fundi dhe që Kosova të bëhet një vend më i sigurt për gratë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Lehkosuo synon ta dërgojë Finlandën në Kupën e Botës

Lehkosuo synon ta dërgojë Finlandën në Kupën e Botës

Nisma e re ligjore për Gjykatën Speciale brenda javës shkon në Kuvend

Nisma e re ligjore për Gjykatën Speciale brenda javës shkon në Kuvend

Mbahet takimi i dytë i Grupit Koordinues për mbrojtjen nga dhuna në familje

Mbahet takimi i dytë i Grupit Koordinues për mbrojtjen nga dhuna në familje