“Ndoshta e ka shkelë naj kamion edhe e ka gjujtë në deponi të dheut”, ku është Xhafer Raqi?

“Ndoshta e ka shkelë naj kamion edhe e ka gjujtë në deponi të dheut”, ku është Xhafer Raqi?

“Ndoshta e ka shkelë naj kamion edhe e ka gjujtë në deponi të dheut”, ku është Xhafer Raqi?

Gati pesë muaj pas zhdukjes së 78-vjeçarit nga Prishtina, Xhafer Raqi, familja e tij ende nuk di asgjë për fatin e tij.

Sponsor 3M Express

Ai ishte larguar nga shtëpia më 2 korrik dhe nuk ishte kthyer më. Që nga ajo ditë, familjarët vazhdojnë kërkimet, ndërsa dyshojnë se mund të jetë goditur nga ndonjë automjet ose mbuluar nga dheu në deponinë në rrugën për Butovc.

Këto dyshime lidhen edhe me pesë sandalet e tij, të cilat ishin gjetur pranë kësaj deponie të dheut.

As operacioni i kërkim-shpëtimit i 19 nëntorit, ku morën pjesë Policia, FSK-ja, zjarrfikësit dhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent, nuk solli ndonjë rezultat.

Kërkimet u zhvilluan me dronë dhe qen gjurmues, por nuk u gjet asnjë gjurmë e të moshuarit. Ndërkaq, kërkesa e familjes për gërmime në deponinë e dheut nuk u realizua, me arsyetimin se mungojnë pajisjet adekuate.

Familjarët kanë shprehur shqetësime edhe për mënyrën e zhvillimit të hetimeve. Ata pretendojnë se kamera e sigurisë në deponi nuk ka qenë funksionale, ndërsa kamera tjetër është marrë për ekzaminim vetëm një muaj e gjysmë pas zhdukjes. Sipas familjes, as rrobat dhe sandalet e Xhaferit nuk janë marrë për ekzaminim.

Përveç kërkimeve institucionale, familjarët, miqtë dhe fqinjët kanë organizuar vazhdimisht dalje në terren, duke kontrolluar edhe zonën deri te liqeni i Badovcit.

Megjithatë, deri më tani nuk kanë gjetur asnjë shenjë të tij.

Familja thotë se shpresat për ta gjetur të gjallë janë zbehur, por kërkon të paktën të mësojë se çfarë ka ndodhur me të. Ajo u ka bërë thirrje të gjithë atyre që mund të kenë ndonjë informacion për Xhafer Raqin që t’i kontaktojnë.

Për këtë rast, Kiks Kosova ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Komunën e Prishtinës, e cila menaxhon deponinë e dheut, por deri në transmetimin e kronikës nuk ka pranuar përgjigje.

Kronikë nga Kiks Kosova:

Lexo edhe

Lehkosuo synon ta dërgojë Finlandën në Kupën e Botës

Lehkosuo synon ta dërgojë Finlandën në Kupën e Botës

Nisma e re ligjore për Gjykatën Speciale brenda javës shkon në Kuvend

Nisma e re ligjore për Gjykatën Speciale brenda javës shkon në Kuvend

Mbahet takimi i dytë i Grupit Koordinues për mbrojtjen nga dhuna në familje

Mbahet takimi i dytë i Grupit Koordinues për mbrojtjen nga dhuna në familje