Policia sekuestron armë dhe municion në dy lokacione në Zubin Potok

Policia sekuestron armë dhe municion në dy lokacione në Zubin Potok

Policia sekuestron armë dhe municion në dy lokacione në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion në dy raste të ndara në Zubin Potok, gjatë kontrolleve të realizuara më 31 tetor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në rastin e parë, rreth orës 14:50, gjatë kontrollit të një hambari janë gjetur dhe sekuestruar tri pushkë gjuetie, një armë e gjatë automatike, një pistoletë, një rrip me 33 fishekë, si dhe disa pjesë shtesë të armëve.

Sponsor 3M Express

Ndërkaq, në rastin e dytë, rreth orës 17:00, gjatë kontrollit të një hambari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar shtatë fishekë.

Në të dyja rastet, të dyshuarit nuk janë hasur në lokacionet përkatëse, ndërsa Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Manxhuka: Nuk ka pasur zgjedhje e referendume të Serbisë në Kosovë

Manxhuka: Nuk ka pasur zgjedhje e referendume të Serbisë në Kosovë

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje të afatit ligjor për projektbuxhetin

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje të afatit ligjor për projektbuxhetin

Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026

Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026

Policia sekuestron armë dhe municion në dy lokacione në Zubin Potok | Momenti