Hoti akuzon Qeverinë për shkelje të afatit ligjor për projektbuxhetin

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje të afatit ligjor për projektbuxhetin

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje të afatit ligjor për projektbuxhetin

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se nuk e ka respektuar afatin ligjor për dorëzimin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm në Kuvend.

Hoti ka deklaruar se neni 22 i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike e obligon ekzekutivin që projektbuxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor.

Sponsor 3M Express

“Sot është 1 nëntor. Projektbuxheti në Qeveri nuk është miratuar ende. Me këtë, Qeveria po shkel afatin e përcaktuar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike”, ka shkruar ai.

Ish-kryeministri ka ngritur pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si Kuvendi do ta shqyrtojë një projektbuxhet të dorëzuar pas afatit ligjor.

Sipas tij, një situatë e tillë nuk ka ndodhur më parë, pasi edhe gjatë periudhave zgjedhore dhe me qeveri në detyrë, projektbuxheti është miratuar e dorëzuar brenda afateve të përcaktuara.

“Kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Edhe në kohë zgjedhjesh, me Qeveri në detyrë, projektbuxheti është miratuar dhe dorëzuar në Kuvend në përputhje me afatet dhe kërkesat ligjore”, ka theksuar Hoti.

Ai ka drejtuar kritika më të gjera ndaj qeverisjes së Vetëvendosjes dhe partnerëve të saj, duke pretenduar se shkeljet ligjore e kushtetuese janë kthyer në praktikë.

Në këtë kuadër, Hoti ka përmendur ligjet e shpallura antikushtetuese, vendimet për shkarkimin apo mosemërimin e zyrtarëve të lartë dhe, sipas tij, konstituimin e Kuvendit përtej afatit kushtetues.

Deputeti i LDK-së ka akuzuar gjithashtu kryeministrin për mospërgjigje ndaj organeve të drejtësisë, ndërsa ka pretenduar se ushtrimi njëkohësisht i funksionit qeveritar dhe mandatit të deputetit nga kryeministri e ministrat ka shkelur aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

E rëndë në Demiraj: Një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden të vdekur brenda shtëpisë – çfarë dihet për tragjedinë që mobilizoi Policinë dhe Prokurorinë?

E rëndë në Demiraj: Një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden të vdekur brenda shtëpisë – çfarë dihet për tragjedinë që mobilizoi Policinë dhe Prokurorinë?

Pas rënies së regjimit të Vuçiqit, arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe

Pas rënies së regjimit të Vuçiqit, arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe

Trump i hap dyert Bolsonaros pas largimit nga Brazili: Në SHBA mund të qëndrojë sa të dëshirojë

Trump i hap dyert Bolsonaros pas largimit nga Brazili: Në SHBA mund të qëndrojë sa të dëshirojë