Policia Rajonale e Ferizajt nisi fushatën “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Policia Rajonale e Ferizajt nisi fushatën “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Policia Rajonale e Ferizajt nisi fushatën “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, ka iduar dhe projektuar fushatën parandaluese për sigurinë në trafik gjatë sezonit vjeshtë–dimër, me moton “PAK MË NGADALË, SHUMË MË SIGURT!” që do të realizohet nga muaji nëntor 2026 deri në shkurt 2027.

Fushata synon vetëdijesimin e shoferëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik për rreziqet nga reshjet e shiut, mjegulla, ngricat dhe bora, përmes aktiviteteve informuese, këshillimeve, kontrolleve parandaluese dhe ligjëratave në shkolla e institucione arsimore.

Sponsor 3M Express

Në bashkëpunim me ekspertin e komunikacionit rrugor Xhemil Halili, do të organizohen aktivitete vetëdijësuese në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani të Elezit.

“Policia apelon te të gjithë shoferët e automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë, të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve. Pak kujdes, pak më ngadalë – shumë më sigurt në rrugë!”, thuhet në njoftim.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Përleshje në “MOEE Lounge Bar” në Kamenicë – 43-vjeçari përfundon në pranga, 19-vjeçari dhe i dyshuari dërgohen për trajtim mjekësor

Përleshje në “MOEE Lounge Bar” në Kamenicë – 43-vjeçari përfundon në pranga, 19-vjeçari dhe i dyshuari dërgohen për trajtim mjekësor

“Arlindën e vrau kunati, unë e kam më lehtë se jam burri yt” – gruaja në Pejë denoncon kërcënimin tronditës të bashkëshortit, ai arrestohet

“Arlindën e vrau kunati, unë e kam më lehtë se jam burri yt” – gruaja në Pejë denoncon kërcënimin tronditës të bashkëshortit, ai arrestohet

Për shkak të zgjedhjeve në Bërvenicë, Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur deri në orën 19:00

Për shkak të zgjedhjeve në Bërvenicë, Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur deri në orën 19:00