Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur një fushatë parandaluese për rritjen e sigurisë në trafik gjatë sezonit vjeshtë–dimër, me moton “Pak më ngadalë, shumë më sigurt!”.

Fushata, e titulluar “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”, do të zgjasë nga nëntori i vitit 2026 deri në shkurt të vitit 2027. Ajo synon të vetëdijesojë shoferët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik për rreziqet që sjellin reshjet e shiut, mjegulla, ngricat dhe bora.
Në kuadër të kësaj nisme do të organizohen aktivitete informuese, këshillime për shoferët, kontrolle parandaluese, si dhe ligjërata në shkolla dhe institucione arsimore.
Aktivitetet do të zhvillohen në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han të Elezit, në bashkëpunim me ekspertin e komunikacionit rrugor, Xhemil Halili.
Policia u bën apel shoferëve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë, të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve.
“Pak kujdes, pak më ngadalë – shumë më sigurt në rrugë!”, është mesazhi i kësaj fushate.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




