Pochettino shpërthen në lot gjatë konferencës, zbulon arsyen pse nuk mundi ta refuzonte ofertën e Man Utd

Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Manchester Unitedit. Trajneri argjentinas ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez për të marrë drejtimin e skuadrës së parë dhe do ta nisë zyrtarisht aventurën e re më 18 nëntor.

Sponsor 3M Express

Sipas marrëveshjes së arritur, Manchester United ka bashkëpunuar me Federatën e Futbollit të Shteteve të Bashkuara për ndërprerjen e kontratës së Pochettinos dhe stafit të tij teknik, pas përfundimit të angazhimeve me kombëtaren amerikane.

Vendimi për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” nuk ka qenë aspak i lehtë për trajnerin 54-vjeçar. Gjatë një konference për shtyp, Pochettino nuk ka mundur t’i fshehë emocionet, duke shpërthyer në lot teksa ka folur për largimin nga detyra e tij aktuale.

“Nuk është e lehtë për mua të flas tani. Jam një njeri emocional dhe ky vendim është shumë i trishtueshëm për mua. Ne jemi profesionistë dhe duam t’i realizojmë ëndrrat tona. Kam thënë se nuk dua të kthehem në Ligën Premier, por nuk ka shumë mundësi si Manchester United. Kur të vjen një ofertë e tillë, është e vështirë ta refuzosh”, deklaroi Pochettino.

Argjentinasi vjen në “Old Trafford” pas shkarkimit të Michael Carrick, i cili u largua të enjten, më 12 nëntor, pas rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit.

Manchester United po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi renditet në vendin e 18-të në Ligën Premier, në zonën e rënies nga kategoria, me vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e para të kampionatit.

Pochettino njihet për filozofinë e tij sulmuese, futbollin me intensitet të lartë dhe aftësinë për të zhvilluar futbollistë të rinj.

Pikërisht këto cilësi bëjnë që drejtuesit e klubit të shpresojnë se ai mund ta nxjerrë skuadrën nga kriza dhe të rikthejë shpirtin garues te gjiganti anglez./Telegrafi/

Lexo edhe

Usman Nurmagomedov dënohet me gjashtë muaj burgim pas përleshjes me Merab Dvalishvilin në Abu Dhabi

Usman Nurmagomedov dënohet me gjashtë muaj burgim pas përleshjes me Merab Dvalishvilin në Abu Dhabi

Elijona thyen heshtjen pas hakimit të Instagramit, zbulon çfarë po ndodh pas gjithë kësaj

Elijona thyen heshtjen pas hakimit të Instagramit, zbulon çfarë po ndodh pas gjithë kësaj

Portugalia do ta nderojë Cristiano Ronaldon para ndeshjes me Danimarkën

Portugalia do ta nderojë Cristiano Ronaldon para ndeshjes me Danimarkën