Pas lajmeve se llogaria e saj në Instagram është hakuar dhe ende nuk ka arritur ta rikthejë, Elijona Binakaj ka reaguar përmes platformës X, ku ka ndarë një mesazh për ndjekësit e saj.

Ajo i ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa ka lënë të kuptohet se, përtej asaj që shihet në rrjetet sociale, po përballet edhe me situata të tjera.
Megjithatë, Elijona është shprehur optimiste se do t’ia dalë t’i përballojë të gjitha, duke shpresuar edhe në rikthimin e shpejtë të llogarisë së saj në Instagram.
Në postimin e saj, ajo ka shkruar:
“Hey zemra, faleminderit për çdo mesazh dhe çdo mbështetje që ma jepni çdo ditë. I’m okay por jooo edhe në ditët mat mira me ju than të drejtën hahaha. Ndonjëhere gjanat nuk shkojnë siç dëshiron dhe ndodhin shumë gjëra që ju nuk i shihni… Por një gjë është e sigurt, nuk ka gja që une nuk mund ta përballoj hihi. Besoj që edhe Instagrami jem rikthehet gjatë këtyre diteve. Shpresoj të shihemi shumë shpejt aty prap. Ju dua pafund!”
Me këtë mesazh, Elijona ka treguar se, pavarësisht situatave të papritura, po përpiqet ta ruajë pozitivitetin, ndërsa rikthimin e saj në Instagram e pret me padurim edhe vetë, për t’u rilidhur me ndjekësit që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve.
Burimi: Insajderi





