Sipas burimeve të Sinjalit, tifozët e Prishtinës, të njohur si “Plisat”, tentuan të hynin në stadiumin në Gjilan për ta ndjekur ndeshjen ndaj Dritës, por Policia nuk ua lejoi hyrjen.

Ndeshja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës ishte caktuar të luhej të mërkurën, më 4 nëntor, nga ora 13:00. Sipas informacioneve nga terreni, takimi u zhvillua pa praninë e tifozëve, pas një vendimi të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




