Komuna e Prishtinës ka planifikuar ndërtimin e një parkingu nëntokësor me kapacitet prej 750 deri në 800 veturash, si dhe një objekti kolektiv në zonën e fontanës në Ulpianë, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030.

Sipas drejtorit të Planifikimit Strategjik, Bekim Ramku, projekti parasheh largimin e rrethrrotullimit dhe bllokimin e një rruge.
Ramku ka bërë të ditur se objekti kolektiv, pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare, do t’u shërbejë rreth 250-260 banorëve.
Vendet ku aktualisht parkohen qytetarët, komuna ka paraparë që t’i shndërrojë në hapësira të gjelbra e rekreative për fëmijët. Por projekti Ulpiana 2030 që mori edhe aminin e asamblistëve në kuvendin komunal këto ditë, nuk po pritet hiç mirë nga banorët.
Ndiqni kronikën për detaje:




