Personat që jetojnë me diabet të tipit 1 përballen jo vetëm me sfidat shëndetësore, por edhe me stigmën dhe paragjykimet, sidomos gjatë fëmijërisë dhe në ambientet shkollore.

Këto çështje u diskutuan në një tryezë të organizuar nga specialistët e Endokrinologjisë në QKUK dhe Shoqata për Mbështetjen e Personave me Diabet Tip 1 në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Diabetit, më 14 nëntor.
Në këtë takim u diskutua edhe për trajtimin multidisiplinar, monitorimin e sëmundjes dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta të veshkave, syve dhe shputave.
Për më shumë detaje, ndiqni kronikën në vazhdim:




