Plani i Rritjes i BE-së, në fokus të mbledhjes së Komitetit Zbatues

Plani i Rritjes i BE-së, në fokus të mbledhjes së Komitetit Zbatues

Plani i Rritjes i BE-së, në fokus të mbledhjes së Komitetit Zbatues

Sot, nën drejtimin e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit Zbatues, me fokus në ecurinë e zbatimit të Agjendës së Reformave të Kosovës.

Gjatë mbledhjes u shqyrtua progresi në zbatimin e hapave të reformave, me vëmendje të veçantë ndaj atyre që duhet të përmbushen deri në fund të vitit 2026, si dhe reformave të planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2027.

Sponsor 3M Express

Diskutimet u përqendruan në gjendjen aktuale të zbatimit, aktivitetet e nevojshme për përmbushjen e obligimeve, identifikimin e sfidave dhe rreziqeve, si dhe nevojat për mbështetje shtesë në realizimin e reformave.

Koordinimi i ngushtë ndërinstitucional dhe zbatimi me kohë i reformave mbeten thelbësore për përmbushjen e zotimeve të Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron ky instrument.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Komandanti i KFOR-it në Tiranë: Po vazhdojmë optimizimin e forcave, procesi mund të kthehet prapa nëse rrezikohet siguria

Komandanti i KFOR-it në Tiranë: Po vazhdojmë optimizimin e forcave, procesi mund të kthehet prapa nëse rrezikohet siguria

Investim i rëndësishëm te Drita, nis shtrimi i barit natyral në kampin stërvitor

Investim i rëndësishëm te Drita, nis shtrimi i barit natyral në kampin stërvitor

Edita rrëfehet mes lotësh në BBVK: Kur jam ndarë nga burri, tre muaj nuk …

Edita rrëfehet mes lotësh në BBVK: Kur jam ndarë nga burri, tre muaj nuk …