Plagosja e deputetit me plumb gome, reagon Erjon Vishkulli: Pse ka dy standarde?

Plagosja e deputetit me plumb gome, reagon Erjon Vishkulli: Pse ka dy standarde?

Plagosja e deputetit me plumb gome, reagon Erjon Vishkulli: Pse ka dy standarde?

Erjon Vishkulli, protestuesi i cili mbeti i plagosur në sy pasi u qëllua me plumb gome gjatë protestave, ka reaguar pas plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, po me plumb gome, gjatë protestës së fundit.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka ngritur shqetësimin për atë që e cilëson si standard të dyfishtë në reagimin e drejtësisë, duke krahasuar trajtimin e rastit të deputetit me atë të qytetarëve të plagosur gjatë protestave.

“Sot pamë se si, kur preket një deputet, reagimi është i menjëhershëm dhe gjendet zgjidhja brenda ditës. Ndërsa ata që kanë goditur qytetarët, që kanë lënë njerëz të plagosur deri në rrezik jete, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigjen që kërkon dhe meriton populli. Pse ka dy standarde? Pse drejtësia lëviz shpejt për disa, ndërsa për të tjerët hesht? Pse ky kompromis i shëmtuar?”, shkruan Erjon Vishkulli.

Lexo edhe

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka ndërmarrë një ‘përgjigje ushtarake’ ndaj Houthëve

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka ndërmarrë një ‘përgjigje ushtarake’ ndaj Houthëve

Shqipëri: Mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas, 39-vjeçarja përfundon në spital

Shqipëri: Mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas, 39-vjeçarja përfundon në spital

Como turpëron Juventusin, fitore bindëse

Como turpëron Juventusin, fitore bindëse