Universiteti “Haxhi Zeka” përmbyll tetë punëtori konsultative me komunat partnere

Universiteti “Haxhi Zeka” përmbyll tetë punëtori konsultative me komunat partnere

Universiteti “Haxhi Zeka” përmbyll tetë punëtori konsultative me komunat partnere

Universiteti “Haxhi Zeka” ka përmbyllur tetë punëtori konsultative me komunat e rajonit të Dukagjinit, Malishevës dhe Rahovecit, në kuadër të hartimit të Studimit të Fizibilitetit për identifikimin e prioriteteve dhe mundësive zhvillimore.

Sponsor 3M Express

Punëtoritë janë realizuar gjatë periudhës 15 tetor – 25 nëntor 2026, në bashkëpunim me Institutin për Shkencë dhe Arte (ISHA) dhe Forumin Ekonomik Rajonal – Dukagjini (FER-D), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve komunalë dhe ekspertëve akademikë të UHZ-së.

Sipas një njoftimit, gjatë takimeve janë diskutuar sfidat dhe potencialet e komunave në fusha si zhvillimi ekonomik, infrastruktura, bujqësia, turizmi, arsimi dhe tregu i punës. Të dhënat dhe rekomandimet e mbledhura do të shërbejnë si bazë për identifikimin e projekteve prioritare dhe planifikimin e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal.

Përmes këtij angazhimi, sipas njoftimit, universiteti “Haxhi Zeka” vazhdon të forcojë bashkëpunimin me institucionet lokale, duke kontribuar me ekspertizën akademike dhe kërkimore në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit.

Lexo edhe

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka ndërmarrë një ‘përgjigje ushtarake’ ndaj Houthëve

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka ndërmarrë një ‘përgjigje ushtarake’ ndaj Houthëve

Shqipëri: Mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas, 39-vjeçarja përfundon në spital

Shqipëri: Mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas, 39-vjeçarja përfundon në spital

Como turpëron Juventusin, fitore bindëse

Como turpëron Juventusin, fitore bindëse