Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, duke bërë të ditur se moti do të karakterizohet me vranësira të ndryshme dhe temperatura dukshëm të ulëta, me tendencë të rënies së mëtejshme.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -7°C deri në -13°C, ndërsa maksimalet e ditës kryesisht nga -4°C deri në 3°C.
“Mëngjeset e së martës, së mërkurës dhe së enjtes pritet të jenë veçanërisht të ftohta. Temperaturat negative do të favorizojnë ngrica të theksuara në të gjitha rajonet e vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e institutit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





