Një pjesëtar i ushtrisë ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi paraprakisht kishte marrë ndihmën e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Sinjali drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se pacienti është pranuar nga ekipet mjekësore dhe i është nënshtruar të gjitha kontrolleve të nevojshme.
Sipas Sylës, gjendja shëndetësore e ushtarit të plagosur aktualisht paraqitet stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, ndërsa pas përfundimit të ekzaminimeve në Emergjencë, ai do të transferohet për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë.
“Po, një ushtar i plagosur është sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja e tij është stabile, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe i njëjti do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”, ka deklaruar Naser Syla për Sinjalin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





