Jensen Huang u prit si hero në selinë qendrore të Nvidia-s në Kaliforni – pas rikthimit në detyrë

Jensen Huang u prit si hero në selinë qendrore të Nvidia-s në Kaliforni – pas rikthimit në detyrë

Jensen Huang u prit si hero në selinë qendrore të Nvidia-s në Kaliforni – pas rikthimit në detyrë

Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, është rikthyer në zyrën e tij 11 ditë pasi dha dorëheqjen nga gjiganti i inteligjencës artificiale, pas disa lidhjeve jashtëmartesore – përfshirë një me një grua që dyshohet se është spiune kineze.

Sponsor 3M Express

Huang, 63 vjeç, u prit me thirrje “Jensen, Jensen” ndërsa hynte në zyrat e prodhuesit të mikroçipeve në Santa Clara, Kaliforni, të hënën në mëngjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Disa orë më parë, bordi i Nvidia-s njoftoi se kishte rënë dakord unanimisht për ta rikthyer atë në detyrë.

Afërsia e Huang-ut me personin që dyshohet si spiune kineze, Alice Huang, u bë publike nga “The New York Times” në fund të muajit të kaluar.

Më pas, ai pranoi se e kishte tradhtuar bashkëshorten e tij, Lori, dhe kërkoi falje.

Më vonë dolën në dritë detaje për dy lidhje të tjera, çka bëri që Huang të largohej nga detyra më 12 nëntor, ndërsa bordi i Nvidia-s po përgatitej ta shkarkonte atë.

Huang, i cili është i martuar me Lori-n prej 41 vitesh, u mirëprit sërish, pasi largimi i tij kishte shkaktuar një rënie prej 40 për qind të vlerës së aksioneve të Nvidia-s brenda një muaji.

Deri në orën 14:00 (sipas orës në bregun lindor të SHBA-së) të së hënës, pothuajse të gjitha ato humbje ishin rikuperuar.

Presidenti Trump ishte ndër mbështetësit më të mëdhenj të Huang-ut dhe u shpreh se ishte tejet i kënaqur me rikthimin e drejtorit ekzekutiv.

Edhe Elon Musk, CEO i Tesla-s dhe SpaceX-it, reagoi të hënën ndaj vendimit të Nvidia-s për të rikthyer Jensen Huang-un në postin e presidentit dhe drejtorit ekzekutiv, duke thënë se “gabimi është korrigjuar”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Reshje bore në zonat malore – Kujdes në rrugë

Reshje bore në zonat malore – Kujdes në rrugë

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes në rrugë pas reshjeve të para të borës

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes në rrugë pas reshjeve të para të borës

Tinguj të papërshtatshëm ndërpresin transmetimin e “Strictly Come Dancing” – BBC u kërkon falje shikuesve

Tinguj të papërshtatshëm ndërpresin transmetimin e “Strictly Come Dancing” – BBC u kërkon falje shikuesve