20-vjeçari nga Gjilani, Endrit Azemi, dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur afro 200 mijë euro për shërim. Për këtë rast, Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar një muaj paraburgim.

Familjarët e tij kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për mashtrimin dhe u kanë kërkuar falje qytetarëve.
Ata kanë bërë të ditur se paratë e dhuruara përmes platformës GoFund po u kthehen kontribuesve, ndërsa për donacionet e mbledhura fizikisht kanë rekomanduar që qytetarët t’i drejtohen Policisë.
Familja ka raportuar edhe kërcënime pas zbulimit të rastit.
Të gjitha detajet mund t’i kuptoni përmes kronikës së mëposhtme:





