Piqué reagon pas vdekjes së Jesús de Miguel: Më vjen keq me gjithë shpirtin tim

Piqué reagon pas vdekjes së Jesús de Miguel: Më vjen keq me gjithë shpirtin tim

Piqué reagon pas vdekjes së Jesús de Miguel: Më vjen keq me gjithë shpirtin tim

Presidenti i FC Andorrës, Gerard Piqué, ka reaguar me një mesazh prekës pas lajmit tragjik për vdekjen e futbollistit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, në moshën 30-vjeçare.

Sponsor 3M Express

Ish-futbollisti i Barcelonës, i cili ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes mes Tenerife-s dhe Andorrës, ka shprehur ngushëllimet e tij përmes një postimi në rrjetin social X, përcjell “Gazeta Express”.

“Më vjen keq me gjithë shpirtin tim. Pusho në paqe, Jesús”, ka shkruar Piqué.

De Miguel ndërroi jetë këtë të martë, pasi nuk arriti t’u mbijetojë pasojave të përplasjes së rëndë me portierin e Andorrës, Jesús Owono, në minutat shtesë të ndeshjes së zhvilluar të hënën.

Përplasja i shkaktoi sulmuesit një arrest kardiak. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi në kujdes intensiv, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ndërroi jetë në mëngjesin e 3 nëntorit. /Gazeta Express

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Vlora Hyseni refuzon të marrë pjesë në seancë

Vlora Hyseni refuzon të marrë pjesë në seancë

Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret sipërmarrësen shqiptare Fatlume Sadiku, diskutohet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin e shëndetësisë

Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret sipërmarrësen shqiptare Fatlume Sadiku, diskutohet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin e shëndetësisë