Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan dhe mbajtën peng një person për 12 orë

Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan dhe mbajtën peng një person për 12 orë

Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan dhe mbajtën peng një person për 12 orë

Pesë persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin për shtrëngim, privim të kundërligjshëm të lirisë dhe lëndim të lehtë trupor.

Sponsor 3M Express

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 3 nëntor, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku pesë persona dyshohet se kishin sulmuar fizikisht një shtetas të Turqisë dhe më pas e kishin futur me forcë në një automjet të tipit “pick-up”.

Viktima ka deklaruar para hetuesve se, pas sulmit, gjatë të cilit kishte pësuar lëndime të shumta trupore, përfshirë edhe nga një mjet i mprehtë (thikë), ishte dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë.

Aty, sipas deklarimit të tij, ishte mbajtur për rreth 12 orë dhe ishte detyruar të hiqte dorë nga punimet ndërtimore që po kryente në një objekt banesor në Prizren.

Pas hetimeve intensive, më 9 dhe 10 nëntor, Policia ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar pesë të dyshuarit, të gjithë shtetas të Turqisë, transmeton Klankosova.tv.

Automjeti i përdorur në rast është gjetur dhe sekuestruar përkohësisht me urdhër të Prokurorisë. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rasti po hetohet për veprat penale “Shtrëngim”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe

Arrestohet një shtetas gjerman, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një shtetas gjerman, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Përplasje mes tre të rinjve, mollë sherri parkingu

Përplasje mes tre të rinjve, mollë sherri parkingu

Arrestohen në aeroport dy persona të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar për mashtrim

Arrestohen në aeroport dy persona të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar për mashtrim