Policia apelon për kujdes në trafik gjatë sezonit dimëror në Mitrovicë

Policia apelon për kujdes në trafik gjatë sezonit dimëror në Mitrovicë

Policia apelon për kujdes në trafik gjatë sezonit dimëror në Mitrovicë

Në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët policorë janë angazhuar në shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese për shoferët, duke përcjellë mesazhe dhe këshilla për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushte të pafavorshme atmosferike.

Sipas njoftimit të Policisë, vëmendje e veçantë i kushtohet qarkullimit gjatë reshjeve të shiut dhe borës, pranisë së ngricave në rrugë dhe dukshmërisë së zvogëluar, të cilat mund të rrisin rrezikun për aksidente trafiku.

Sponsor 3M Express

Përmes kësaj fushate, shoferëve u bëhet thirrje që të mos tejkalojnë shpejtësinë e përshtatshme për kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të tregojnë përgjegjësi të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.

Në fund të njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë e Jugut apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arrestohet një gjerman në Kosovë, në veturën e tij kapen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një gjerman në Kosovë, në veturën e tij kapen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet gjermani në Kosovë, sekuestrohen 43 armë automatike

Arrestohet gjermani në Kosovë, sekuestrohen 43 armë automatike

Mjeku priti në takim drejtorin menaxhues të BERZH-it për Evropën Juglindore

Mjeku priti në takim drejtorin menaxhues të BERZH-it për Evropën Juglindore

Policia apelon për kujdes në trafik gjatë sezonit dimëror në Mitrovicë | Momenti