Arrestohen në aeroport dy persona të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar për mashtrim

Arrestohen në aeroport dy persona të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar për mashtrim

Arrestohen në aeroport dy persona të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar për mashtrim

Dy persona të shpallur në kërkim janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar.

Sponsor 3M Express

Në pranga ka rënë një shtetas turk, 31 vjeç, i identifikuar Enes Uguz, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, raporton Top Channel.

Sipas Policisë, ndaj tij Gjykata Penale e Shkallës së Parë nr. 2 në Gebze kishte lëshuar urdhër arrest më 31 korrik 2026, për veprën penale të mashtrimit të kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare.

Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po kryen procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Gjithashtu, në hyrje të Republikës së Shqipërisë është kapur edhe shtetasi Edison Vukaj, 27 vjeç, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 3 qershor 2025, me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Arrestohet një gjerman në Kosovë, në veturën e tij kapen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një gjerman në Kosovë, në veturën e tij kapen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet gjermani në Kosovë, sekuestrohen 43 armë automatike

Arrestohet gjermani në Kosovë, sekuestrohen 43 armë automatike

Mjeku priti në takim drejtorin menaxhues të BERZH-it për Evropën Juglindore

Mjeku priti në takim drejtorin menaxhues të BERZH-it për Evropën Juglindore

Arrestohen në aeroport dy persona të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar për mashtrim | Momenti