Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Budakovë të Suharekës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në pesë shtëpi të pesë vëllezërve.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 01:00.

Nga këto shtëpi dyshohet se janë vjedhur stoli ari, dy motor-sharra dhe një pistoletë për të cilën pronari posedonte lejen përkatëse.
Policia ka bërë të ditur se njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin.
Burimi: Dukagjini




