Përplasje te objekti i Ministrisë, Rama jep urdhër të vazhdohet puna/ Komandanti i Policisë: Kush thotë vazhdo punën arrestohet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka folur lidhur me ndalimin e vendosjes së muralit për Nënë Terezën, i cili ishte planifikuar të realizohej sot në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Sponsor 3M Express

Rama ka deklaruar se projekti ka marrë lejen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ka kaluar të gjitha fazat ligjore, ndërsa ka akuzuar se po tentohet të pengohet në mënyrë joligjore instalimi i muralit.

Ai tha se punëtorët e kanë urdhrin për ta instaluar muralin e Nënë Terezës në objektin e Ministrisë së Ekonomisë dhe se kjo duhet të bëhet.

Tashmë aty ka dalë Policia e Kosovës, e cila po provon t’i ndalë punimet, duke thënë se kanë urdhër nga prokurori.

Komuna e Prishtinës po insiston se ky projekt tërësisht është i ligjshëm dhe se ka miratimin e Asamblesë së kryeqytetit.

Derisa Rama iu bëri thirrje punëtorëve të vazhdojnë punimet, komandanti i Policisë iu tha: “Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet”.

Rama ka kërkuar t’i jepet urdhri të cilit komandanti i policisë po i referohej.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

SINJALI 24 | Nga trafikimi seksual i dy të miturave te 136 kg marihuanë, kërcënime e vdekje e dyshimtë – çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve

SINJALI 24 | Nga trafikimi seksual i dy të miturave te 136 kg marihuanë, kërcënime e vdekje e dyshimtë – çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve

Babai i sensacionit maroken hap derën një largimi: Barcelona e ka vëzhguar atë për dy vjet

Babai i sensacionit maroken hap derën një largimi: Barcelona e ka vëzhguar atë për dy vjet

Ekskluzive | I përfundoi koha e qëndrimit në motel, por nuk përgjigjej në telefon – 52-vjeçari gjendet i vdekur me fytyrë të mavijosur në “Flamingo”

Ekskluzive | I përfundoi koha e qëndrimit në motel, por nuk përgjigjej në telefon – 52-vjeçari gjendet i vdekur me fytyrë të mavijosur në “Flamingo”