Haxhiu bën homazhe në Prekaz: Përjetë mirënjohës Adem Jasharit dhe familjes së tij

Haxhiu bën homazhe në Prekaz: Përjetë mirënjohës Adem Jasharit dhe familjes së tij

Haxhiu bën homazhe në Prekaz: Përjetë mirënjohës Adem Jasharit dhe familjes së tij

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në 28 Nëntor, Ditën e Flamurit.

Sponsor 3M Express

Haxhiu ka nderuar komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij, duke kujtuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Ajo tha se 28 Nëntori ka një rëndësi të veçantë, pasi në këtë datë shënohet edhe ditëlindja e Adem Jasharit, si dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot, më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, sapo bëmë homazhe dhe nderime te varri i komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij. Jemi sot këtu edhe sepse sot është ditëlindja e komandantit Adem Jashari, por edhe sepse këtu, në këtë vend, flamuri kombëtar asnjëherë nuk u ul, as atëherë kur i rrënuan kullat e Jasharajve”, u shpreh Haxhiu.

Ajo theksoi se Adem Jashari dhe familja e tij kanë një rëndësi të veçantë për lirinë që gëzon sot Kosova.

“Për lirinë që ne sot e gëzojmë, Adem Jashari dhe familja e tij kanë peshë të veçantë. Përjetë u jemi mirënjohës”, tha Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit uroi qytetarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Lexo edhe

Publikohet kalendari i festave dhe ditëve jo pune për vitin 2027 në Maqedoninë e Veriut

Publikohet kalendari i festave dhe ditëve jo pune për vitin 2027 në Maqedoninë e Veriut

28 Nëntori, Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nuk u arrit brenda një dite, ishte rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të atdhetarëve shqiptarë

28 Nëntori, Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nuk u arrit brenda një dite, ishte rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të atdhetarëve shqiptarë

SINJALI 24 | Nga trafikimi seksual i dy të miturave te 136 kg marihuanë, kërcënime e vdekje e dyshimtë – çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve

SINJALI 24 | Nga trafikimi seksual i dy të miturave te 136 kg marihuanë, kërcënime e vdekje e dyshimtë – çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve