“Flamuri kombëtar, këmishë që i bie tamam secilit” – rrëfime e kujtime për 28 Nëntorin nga minatorët e Trepçës, 800 metra nën tokë

Rreth 800 metra në thellësi të tokës, mes galerive të minierës së Trepçës, minatorët e presin 28 Nëntorin me krenari, emocione dhe kujtime nga kohët kur festimi i Ditës së Flamurit Kombëtar ishte i ndaluar.

Sponsor 3M Express

Me flamurin kuqezi dhe tingujt e himnit kombëtar, minatorët e Trepçës shënojnë një nga festat më të rëndësishme për shqiptarët, pikërisht në vendin ku çdo ditë përballen me punën e rëndë nën tokë.

Ekipi i Telegrafit, i shoqëruar nga Gani Osmani nga Miniera e Trepçës zbritën në thellësitë e minierës për të takuar minatorët dhe për t’ua uruar festën e 28 Nëntorit.

Foto nga Korab Basha

Për Osmanin, këndimi i himnit dhe mbajtja e flamurit kombëtar në liri kanë një domethënie të veçantë, veçanërisht kur kujton periudhën e sundimit serb në Kosovë.

Foto nga Korab Basha

“Jam shumë i lumtur dhe kam shumë emocione që neve na u dha rasti sot, në liri, me këndu himnin e flamurit. Një kohë ne nuk kemi guxu as me këndu himnin, as me e përmend flamurin. Janë burgos njerëz, janë vra, kanë vdekë në burgje. Mirëpo, ne sot e këndojmë himnin e flamurit dhe jemi të lumtur”, rrëfen Osmani për Telegrafin.

Foto nga Korab Basha

Ai kujton se flamuri kombëtar ishte simboli që i bashkonte minatorët edhe në periudhat më të vështira, gjatë grevave, demonstratave dhe protestave.

Për më shumë shikojeni storien e plotë:

Lexo edhe

Publikohet kalendari i festave dhe ditëve jo pune për vitin 2027 në Maqedoninë e Veriut

Publikohet kalendari i festave dhe ditëve jo pune për vitin 2027 në Maqedoninë e Veriut

28 Nëntori, Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nuk u arrit brenda një dite, ishte rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të atdhetarëve shqiptarë

28 Nëntori, Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nuk u arrit brenda një dite, ishte rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të atdhetarëve shqiptarë

SINJALI 24 | Nga trafikimi seksual i dy të miturave te 136 kg marihuanë, kërcënime e vdekje e dyshimtë – çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve

SINJALI 24 | Nga trafikimi seksual i dy të miturave te 136 kg marihuanë, kërcënime e vdekje e dyshimtë – çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve