Përplasje në Kuvend – Uran Ismaili kritikon mungesën e barnave, Vitia: Nuk jam as polic, as prokuror e as gjykatës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave në institucionet shëndetësore në Kosovë, duke kërkuar që debati për këtë çështje të mos shndërrohet në përplasje politike, por të përqendrohet te pacientët dhe përgjegjësia institucionale.

Sponsor 3M Express

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, Ismaili ka thënë se ka pacientë që nuk kanë arritur t’i marrin barnat e nevojshme për trajtimin e sëmundjeve të tyre.

Ai ka theksuar se sigurimi i barnave është përgjegjësi e institucioneve dhe nuk duhet të trajtohet si çështje partiake.

Sipas Ismailit, përplasjet politike po e zhvendosin vëmendjen nga problemet me të cilat përballen pacientët dhe familjet e tyre, të cilat shpesh detyrohen të sigurojnë vetë barnat dhe të përballojnë shpenzimet e trajtimit.

Deputeti i PDK-së ka kërkuar gjithashtu reflektim institucional për rastet kur mungesa e barnave bëhet çështje e jetës dhe vdekjes, duke vënë në pah barrën financiare që qytetarët vazhdojnë ta bartin për shërbimet shëndetësore.

Në replikën e tij, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se shëndetësia në Kosovë ka shënuar avancim dhe se ky proces do të vazhdojë.

Duke iu referuar gjetjeve të një auditimi të iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi përkatës, Vitia ka thënë se çështja tashmë duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë.

“Duhet ta dimë një gjë: është rast unik, një auditim i cili u iniciua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi që i ka gjetur këto të dhëna. Por tash unë nuk mundem, se s’jam as polic, as prokuror e as gjykatës, e besa as fizikisht nuk jam i përgatitur që të shkoj të përballem me ata njerëz pa forcën e ligjit. Tash ligji merret me këtë çështje”, ka deklaruar Vitia.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ismaili akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit: Rritje çmimesh deri në 364 për qind

Ismaili akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit: Rritje çmimesh deri në 364 për qind

“Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar”, Arben Vitia përplaset me Reshitajt në Kuvend

“Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar”, Arben Vitia përplaset me Reshitajt në Kuvend

Kadrijaj: Shëndetësia të bëhet prioritet, qytetarët janë në hall

Kadrijaj: Shëndetësia të bëhet prioritet, qytetarët janë në hall