Përplasje mes Rrahmanit dhe Balokut në Komisionin Hetimor, akuza për “aktrim” dhe “show”

Përplasje mes Rrahmanit dhe Balokut në Komisionin Hetimor, akuza për “aktrim” dhe “show”

Përplasje mes Rrahmanit dhe Balokut në Komisionin Hetimor, akuza për “aktrim” dhe “show”

Debati për angazhimin e ekspertit Skender Kandiq në Qendrën për Punë Sociale ka nxitur përplasje verbale mes deputetit Eman Rrahmani dhe Armend Balokut në Komisionin Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Fillimisht, Armend Baloku kërkoi që diskutimi të mos zgjatej më tej, duke thënë se angazhimi i mëparshëm i Kandiqit në QPS ishte i njohur dhe i përfshirë edhe në CV-në e tij.

“Të gjithë e dimë që Kandiq pas luftës nuk ka qenë anëtar i QPS-së, por ka qenë anëtar më herët. Ka qenë në CV, asgjë nuk u tha e re. Mendoj të ecim tutje, sepse kemi shumë intervistime që na presin”, deklaroi Baloku.

Pas kësaj, Eman Rrahmani iu drejtua Balokut, duke pretenduar se Kandiq ka qenë i angazhuar në një subjekt politik dhe kandidat për deputet ose asamble, transmeton Klankosova.tv.

“Meqë zoti Baloku po do të jetë shumë transparent, le t’iu tregojë që është edhe anëtar i subjektit politik. Ka qenë kandidat për deputet ose asamble, ju e dini dhe e njihni shumë mirë. Ju po aktroni, por ka përfunduar periudha e aktrimit që e ke pasur jashtë Kuvendit”, tha Rrahmani.

Baloku iu kundërpërgjigj, duke e interpretuar ndryshe deklaratën e deputetit.

“Aktrim nënkupton veprim, pra unë po veproj. Ndoshta ju dhe rrethi juaj mashtroni”, u shpreh ai.

Përplasja vazhdoi edhe më tej, pasi Rrahmani e akuzoi Balokun për mashtrim përmes asaj që e quajti aktrim.

“Ti po mashtron përmes aktrimit. A është anëtar i një subjekti politik ai?”, pyeti Rrahmani.

Ndërkaq, Baloku e akuzoi Rrahmanin se po e kthente diskutimin në spektakël, duke shtuar se deputeti po përdorte elemente nga fusha e tij.

“Ju bëni show dhe shpesh po ma merrni atë, po i merrni elementet nga fusha ime. Kam përshtypje që t’ju marr si mentor”, deklaroi Baloku.

Rrahmani iu përgjigj me ironi: “Rast i rëndë është me qenë unë mentori yt”.

Në fund, Baloku vazhdoi kundërpërgjigjen, duke vënë në pikëpyetje njohuritë e Rrahmanit për institucionet kulturore në vend.

“Ju nuk po më njihni dhe nuk keni mundësi të më njihni, sepse nuk keni vizituar asnjë institucion kulturor në vend. Kjo dëshmon që jeni i pakulturuar”, deklaroi Baloku./Klankosova.tv

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Përplasje mes Rrahmanit dhe Balokut në Komisionin Hetimor, akuza për “aktrim” dhe “show” | Momenti