Përplasen dy helikopterë pranë Everestit, një turist vdes dhe dy të tjerë plagosen

Përplasen dy helikopterë pranë Everestit, një turist vdes dhe dy të tjerë plagosen

Përplasen dy helikopterë pranë Everestit, një turist vdes dhe dy të tjerë plagosen

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur pasi dy helikopterë u përplasën me njëri-tjetrin gjatë përpjekjes për t’u ulur pranë malit Everest, në Nepal.

Sponsor 3M Express

Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, në një lartësi prej rreth 4,200 metrash mbi nivelin e detit. Zona shërben si një pikë e rëndësishme pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit.

Sipas autoriteteve lokale, viktima ishte një shtetas indian 47-vjeçar. Ndërkohë, dy të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve.

Turisti nga Zelanda e Re u transportua me avion drejt kryeqytetit Katmandu për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes së dy helikopterëve, pranë një grupi njerëzish që ndodheshin në zonë.

Ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në bord të dy mjeteve fluturuese, të cilat po transportonin alpinistë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Helikopterët përdoren gjerësisht në rajonin e Himalajeve për transportimin e turistëve, alpinistëve dhe furnizimeve, si dhe për operacionet e kërkim-shpëtimit. Megjithatë, lartësia e madhe, terreni i vështirë dhe kushtet e paparashikueshme atmosferike e bëjnë këtë zonë veçanërisht të rrezikshme për fluturimet.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Vlora Hyseni refuzon të marrë pjesë në seancë

Vlora Hyseni refuzon të marrë pjesë në seancë

Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret sipërmarrësen shqiptare Fatlume Sadiku, diskutohet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin e shëndetësisë

Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret sipërmarrësen shqiptare Fatlume Sadiku, diskutohet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin e shëndetësisë