Përplasen dy avionë në aeroportin e Uashingtonit, nuk raportohet për të lënduar

Përplasen dy avionë në aeroportin e Uashingtonit, nuk raportohet për të lënduar

Përplasen dy avionë në aeroportin e Uashingtonit, nuk raportohet për të lënduar

Dy avionë të kompanisë ajrore American Airlines janë përplasur mes vete gjatë lëvizjes në pistë, në aeroportin “Ronald Reagan” në Washington DC, të premten.

Sponsor 3M Express

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), njëri prej avionëve ka goditur krahun e avionit tjetër rreth orës 17:10 sipas kohës lokale, transmeton Klankosova.tv.

Për fat të mirë, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas BBC, të dy avionët u hoqën përkohësisht nga shërbimi, në mënyrë që ekipet e mirëmbajtjes të kryejnë kontrollet e nevojshme.

FAA ka bërë të ditur se do të nisë hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin aeroport ku në janar të vitit 2025, një përplasje tragjike mes një avioni pasagjerësh dhe një helikopteri të ushtrisë amerikane u mori jetën 67 personave. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Podujeva nderon dëshmorët në 28 Nëntor

Podujeva nderon dëshmorët në 28 Nëntor

Kate Middleton për betejën e saj me sëmundjen e rëndë: Po më binte të fikët dhe po vija në vete në spital

Kate Middleton për betejën e saj me sëmundjen e rëndë: Po më binte të fikët dhe po vija në vete në spital

Italia vjen me një paralajmërim për Zelenskyn, pasi Kievi sulmoi dy anije ruse në Libi

Italia vjen me një paralajmërim për Zelenskyn, pasi Kievi sulmoi dy anije ruse në Libi