Newcastle interesohet për Edon Zhegrovën, kosovari mund të largohet nga Juventusi në janar

Newcastle interesohet për Edon Zhegrovën, kosovari mund të largohet nga Juventusi në janar

Newcastle interesohet për Edon Zhegrovën, kosovari mund të largohet nga Juventusi në janar

Newcastle United ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrova, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit.

Sponsor 3M Express

Klubi anglez po e shqyrton mundësinë që reprezentuesin e Kosovës ta përfshijë në negociatat me Juventusin për transferimin e përhershëm të sulmuesit gjerman, Nick Woltemade, raporton mediumi “Transferfeed”.

Juventusi synon ta mbajë Woltemaden në skuadër pas përfundimit të huazimit nga Newcastle, ndërsa Zhegrova mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje të mundshme mes dy klubeve.

27-vjeçari mund të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e Juventusit thuhet se janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij nëse pranojnë një ofertë që i plotëson kërkesat ekonomike të klubit.

Interesim për futbollistin kosovar kanë shfaqur edhe Monaco dhe Al-Ittihad, të cilat janë përmendur si destinacione të mundshme për të.

Megjithatë, deri më tani nuk ka marrëveshje të arritur mes klubeve. Në dhjetë paraqitje këtë edicion, Zhegrova ka realizuar dy gola dhe ka regjistruar tri asistime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Podujeva nderon dëshmorët në 28 Nëntor

Podujeva nderon dëshmorët në 28 Nëntor

Kate Middleton për betejën e saj me sëmundjen e rëndë: Po më binte të fikët dhe po vija në vete në spital

Kate Middleton për betejën e saj me sëmundjen e rëndë: Po më binte të fikët dhe po vija në vete në spital

Italia vjen me një paralajmërim për Zelenskyn, pasi Kievi sulmoi dy anije ruse në Libi

Italia vjen me një paralajmërim për Zelenskyn, pasi Kievi sulmoi dy anije ruse në Libi