Përmes tenderit për shërbime konsulente, Smajl Latifi angazhon familjarë, aktivistë të AAK-së dhe emra të administratës komunale

Përmes tenderit për shërbime konsulente, Smajl Latifi angazhon familjarë, aktivistë të AAK-së dhe emra të administratës komunale

Përmes tenderit për shërbime konsulente, Smajl Latifi angazhon familjarë, aktivistë të AAK-së dhe emra të administratës komunale

Komuna e Rahovecit, e udhëhequr nga Smajl Latifi, ka paraparë angazhimin e 13 konsulentëve individualë përmes një tenderi në vlerë prej 156 mijë eurosh. Në mesin e personave të angazhuar janë familjarë të kryetarit, aktivistë politikë dhe persona që, sipas të dhënave të siguruara nga Insajderi, kanë pasur ose kanë lidhje me strukturat komunale.

Sponsor 3M Express

Gazeta Insajderi

Safet Latifi, i cili ka lidhje familjare me kryetarin Smajl Latifi, është njëri nga emrat që figuron në listën e konsulentëve të angazhuar nga Komuna e Rahovecit. Atij i është ndarë detyra e trajtimit të rasteve me nevoja të veçanta.

Latifi ka marrë tender në vlerë 12 mijë euro.

Në profilin e tij në Facebook, Safet Latifi ka publikuar fotografi me kryetarin e komunës.

“Familja Latifi me e madhe plus gjysa nuk janë“, thuhet në një postim ku janë etiketuar kryetari dhe tashmë i agazhuari si konsulent.

Kryetarja e Aleancës së të Rinjve angazhohet si konsulente

Në listën e konsulentëve figuron edhe Blenita Krasniqi, kryetare e Aleancës së të Rinjve, e cila është angazhuar për hulumtimin e tregut për prodhime bujqësore. Për të njëjtën fushë janë angazhuar edhe Kaltrina Duraku dhe Dhurata Rrustem.

E pyetur nga Insajderi nëse pozita e saj në strukturat partiake ka ndikuar në angazhimin në komunë, Krasniqi e ka mohuar një gjë të tillë.

Ajo ka thënë se gjatë këtij viti e ka kryer praktikën obligative në Komunën e Rahovecit, me kërkesë të universitetit, ndërsa ka diplomuar në qershor.

“Dhe s’ka pasë se si të ndikojë dikush kur në këtë konkurs kam aplikuar vetëm unë, edhe pse procedura ishte e hapur dhe publike. Andaj po ju them se askush nuk ka ndikuar dhe askujt s’i them faleminderit”, ka deklaruar ajo për Insajderin.

Blenita Krasniqi ishte zgjedhur kryetare e Aleancës së të Rinjve në prill të këtij viti. Pas zgjedhjes, ajo kishte falënderuar kryetarin Smajl Latifi për mbështetjen e dhënë.

“Mirënjohje e veçantë për kryetarin Smajl Latifi për përkrahjen dhe besimin. Do të punoj me përkushtim për rininë dhe për të ardhmen tonë”, thuhej në postimin e Krasniqit të publikuar më 17 prill 2026.

Ramadani me fotografi me kryetarin, mohon përkatësinë partiake

Në mesin e të angazhuarve figurojnë edhe Irfon Ramadani dhe Ibrahim Nuredini. Ramadani është angazhuar si konsulent individual për vlerësimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve kulturore, ndërsa Nuredini për veterinari dhe ushqimin e kafshëve.

Të dy shfaqen në fotografi me kryetarin e komunës, Smajl Latifi. Po ashtu, të dy janë etiketuar në fotografi nga një tubim elektoral ku kërkohej vota për Latifin.

I pyetur nga Insajderi nëse aktiviteti politik dhe afërsia me kryetarin kanë ndikuar në angazhimin e tij, Ramadani ka mohuar se është anëtar i ndonjë partie politike. Ai ka thënë se merr pjesë në tubime elektorale të të gjitha partive.

“Sepse në asnjë parti politike nuk jam anëtar edhe në të gjitha partitë marr pjesë në tubime elektorale, sepse ka kandidatë edhe nga fshati, për të cilët interesohem për zhvillimin e vendit”, ka deklaruar Ramadani.

Ndërkaq, Insajderi e ka pyetur Nuredinin nëse aktiviteti dhe përkatësia e tij politike kanë ndikuar në përzgjedhjen për këtë angazhim, si dhe cilat janë kualifikimet profesionale që e bëjnë të përshtatshëm për shërbimin e kërkuar.

I nëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Zyrtarë komunalë në mesin e të angazhuarve

Në mesin e personave të angazhuar përmes këtij tenderi figurojnë edhe emra që publikisht janë paraqitur si pjesë e administrates të komunës.

Mimoza Isma, Behar Hoti dhe Luan Hoti janë angazhuar për vlerësimin e pronave komunale.

Isma dhe Behar Hoti ishin përmendur në një postim publik si zyrtarë të komunës.

Ndërkaq, Nazlishaha Canziba dhe Anduena Dula janë përfshirë në angazhimet që lidhen me trajtimin e rasteve me nevoja të veçanta.

Të dyja në një listë të cilën e ka parë Insajderi, figurojnë si zyrtarë në DKA.

Në listë është edhe Diellza Bugari-Raba, ajo është angazhuar për vlerësimin e tokave bujqësore komunale, si dhe Bylbyl Shala, për vlerësimin e ndërtesave dhe aseteve komunale.

Për Bugari-Rabën, në një fotografi publike është lënë të kuptohet se është pjesë e sektorit për gjeodezi, kadastër dhe pronë.

Ndërsa Bylbyl Shala është etiketuar në një postim si punonjës i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa.

Si konsulente për hulumtimin e tregut për prodhime bujqësore i është dhënë kotratë edhe Dhurata Rrustem.

Rrustem më herët ishte shpallur “Punëtore e Javës” në Drejtorinë për Bujqësi të Komunës së Rahovecit.

Në një fotografi tjetër të publikuar në profilin e saj në rrjete sociale, kryetari i komunës, Smajl Latifi, kishte komentuar duke i uruar suksese.

Kryetari thotë se përzgjedhja u bë sipas procedurave të rregullta

I pyetur nga Insajderi për angazhimin e personave të përmendur dhe lidhjet e tyre me komunën, kryetari Smajl Latifi ka thënë se të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret kanë të drejtë të aplikojnë dhe se përzgjedhja është bërë nga Zyra e Prokurimit.

Ai ka mohuar se në listë ka zyrtarë të komunës.

“Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret. Zyra e prokurimit sipas procedurës së rregullt ka bërë shpalljen e kandidatëve fitues. Mund t’ju them se asnjëri nga konsulentët që ju i keni përmendur nuk janë zyrtarë të komunës”, ka deklaruar Latifi.

Megjithatë, në listën e nënshkrimeve të takimit të kryetarit Smajl Latifi me punonjësit e administratës komunale, të mbajtur në shkurt të këtij viti, të cilën e ka siguruar Insajderi, disa nga personat e përmendur në këtë hulumtim figurojnë si pjesëmarrës.

156 mijë euro për 13 konsulentë

Sipas dosjes së tenderit, Komuna e Rahovecit ka paraparë 13 lote, me vlerë të parashikuar prej 12 mijë eurosh për secilin, apo 156 mijë euro në total.

Angazhimi është paraparë për 24 muaj, ndërsa secili konsulent do të paguhet 500 euro bruto në muaj. Orari i punës është përcaktuar në 40 orë në javë, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 16:00.

Për kandidatët është kërkuar diplomë e nivelit bachelor në fushën përkatëse dhe së paku gjashtë muaj përvojë pune, varësisht nga pozita. Vlerësimi është paraparë të bëhet me 80 për qind për pjesën teknike dhe 20 për qind për ofertën financiare./insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Migrimi në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1997, bien edhe kërkesat për azil

Migrimi në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1997, bien edhe kërkesat për azil

Gati dy mijë figura të industrisë së filmit në mbështetje të regjisorit iranian, Jafar Panahi

Gati dy mijë figura të industrisë së filmit në mbështetje të regjisorit iranian, Jafar Panahi

Nga kamionët e mbeturinave te eskavatori, Podujeva zgjeron flotën

Nga kamionët e mbeturinave te eskavatori, Podujeva zgjeron flotën