Lansohet Rrjeti për Siguri në Komunitet

Lansohet Rrjeti për Siguri në Komunitet

Lansohet Rrjeti për Siguri në Komunitet

Në një ceremoni të organizuar sot nga misioni i OSBE-së në Kosovë, është lansuar Rrjeti për Siguri në Komunitet, një nismë e re që synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të qytetarëve në adresimin e çështjeve të sigurisë në nivel lokal.

Sponsor 3M Express

 Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Viktor Buzhala, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, si dhe shumë zyrtarë të tjerë nga niveli qendror dhe lokal.

 Sipas një njoftimi të MPB-së, rrjeti do të shërbejë si platformë për bashkëpunim dhe koordinim më të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës (PK), Këshillave Komunalë për Siguri në Bashkësi (KKSB), Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP) dhe akterëve të tjerë relevantë, transmeton Klankosova.tv.

 Përmes kësaj nisme synohet të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në proceset e sigurisë, të forcohet koordinimi ndërmjet institucioneve dhe mekanizmave lokalë, si dhe të adresohen në mënyrë më efektive çështjet dhe sfidat e sigurisë në komunitet.

 

Lexo edhe

Policia vë në aksion dronët në një demonstrim praktik, të pranishëm ambasadorë të huaj

Policia vë në aksion dronët në një demonstrim praktik, të pranishëm ambasadorë të huaj

‘‘Seksi, gjinia, orientimi seksual’’ – Kurti i drejtohet Rrahmanit: Provo t’i mbash mendtë diku tjetër, ndoshta të ndihmon

‘‘Seksi, gjinia, orientimi seksual’’ – Kurti i drejtohet Rrahmanit: Provo t’i mbash mendtë diku tjetër, ndoshta të ndihmon

Debat në Kuvend për orientimin seksual mes Kurtit dhe Rrahmanit

Debat në Kuvend për orientimin seksual mes Kurtit dhe Rrahmanit