28 fermerë në Prishtinë përfitojnë subvencione për qumështin, ja sa do të marrin për çdo litër

28 fermerë në Prishtinë përfitojnë subvencione për qumështin, ja sa do të marrin për çdo litër

28 fermerë në Prishtinë përfitojnë subvencione për qumështin, ja sa do të marrin për çdo litër

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Prishtinës ka publikuar listën e fermerëve përfitues të subvencioneve për prodhimin e qumështit për vitin 2026.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të kësaj drejtorie, këtë vit janë përzgjedhur gjithsej 28 fermerë, të cilët do të përfitojnë mbështetje financiare prej 0.06 euro për çdo litër qumësht të prodhuar.

Përmes kësaj skeme subvencionimi, Komuna e Prishtinës synon të stimulojë prodhimin vendor të qumështit, të mbështesë fermerët dhe të kontribuojë në zhvillimin e sektorit të blegtorisë.

“Përmes kësaj mbështetjeje, Kryeqyteti synon të stimulojë prodhimin vendor të qumështit, të mbështesë fermerët dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të blegtorisë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Po ashtu, drejtoria ka falënderuar fermerët për punën dhe kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe prodhimit vendor.

Lista e plotë e fermerëve përfitues është publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Policia vë në aksion dronët në një demonstrim praktik, të pranishëm ambasadorë të huaj

Policia vë në aksion dronët në një demonstrim praktik, të pranishëm ambasadorë të huaj

‘‘Seksi, gjinia, orientimi seksual’’ – Kurti i drejtohet Rrahmanit: Provo t’i mbash mendtë diku tjetër, ndoshta të ndihmon

‘‘Seksi, gjinia, orientimi seksual’’ – Kurti i drejtohet Rrahmanit: Provo t’i mbash mendtë diku tjetër, ndoshta të ndihmon

Debat në Kuvend për orientimin seksual mes Kurtit dhe Rrahmanit

Debat në Kuvend për orientimin seksual mes Kurtit dhe Rrahmanit