Mysafirët befasuan madrilenët që në minutat e para të takimit, duke kaluar në epërsi në minutën e gjashtë me golin e Hugo Duranit.
Real Madridi pati vështirësi për të gjetur rrugën drejt golit gjatë pjesës së parë, ndërsa Kylian Mbappe humbi një mundësi të artë për barazim, pasi nuk arriti ta konkretizonte penalltinë.

Në pjesën e dytë, trajneri i madrilenëve bëri disa ndryshime në formacion, duke inkuadruar edhe Vinicius Juniorin, i cili ndikoi drejtpërdrejt në përmbysjen e rezultatit.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 66-të, kur Jude Bellingham shënoi pas një aksioni të bukur të nisur nga Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Real Madridi gjeti edhe golin e fitores. Vinicius Junior asistoi për Carlos Espin, i cili realizoi për 2-1 dhe vulosi triumfin e vendasve.
Me këtë fitore, Real Madridi regjistron suksesin e nëntë radhazi në të gjitha garat dhe barazohet me pikë në krye të tabelës së La Ligës, duke pritur ndeshjet e së dielës.
Në anën tjetër, Celta Vigo vazhdon periudhën e vështirë, pasi ka pesë ndeshje radhazi pa fitore në kampionat.
Burimi: RTKLive





