Përleshje mes familjarëve në Prevallë, tre të dyshuar përfundojnë në paraburgim

Përleshje mes familjarëve në Prevallë, tre të dyshuar përfundojnë në paraburgim

Përleshje mes familjarëve në Prevallë, tre të dyshuar përfundojnë në paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre persona, me inicialet S.Sh., J.Sh. dhe E.Sh., të dyshuar për lëndim të lehtë trupor dhe dëmtim të pasurisë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të gjykatës, ngjarja ka ndodhur më 17 nëntor 2026, rreth orës 15:40, në fshatin turistik Prevallë të Prizrenit.

Të dyshuarit, sipas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit, dyshohet se në bashkëkryerje kanë sulmuar fizikisht vëllain B.Sh., motrën F.B. dhe djalin e saj të mitur, D.B.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas mosmarrëveshjeve dhe konflikteve të vazhdueshme familjare, të lidhura me konkurrencën në biznesin e njëjtë që palët e ushtrojnë prej vitesh.

Sipas përshkrimit të ngjarjes, të dyshuarit fillimisht kanë sulmuar me grushte vëllain e tyre, ndërsa më pas kanë goditur edhe motrën dhe të miturin, të cilët kishin ndërhyrë për ta ndalur përleshjen.

Si pasojë e sulmit, të dëmtuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit “Daut Mustafa”.

Përveç sulmit fizik, të dyshuarit akuzohen edhe për dëmtimin e telefonit të të miturit, pasi ky i fundit po e incizonte ngjarjen.

Gjykata ka bërë të ditur se masa e paraburgimit është caktuar për një muaj, deri më 17 dhjetor 2026, pasi ka vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes, ndikimit te të dëmtuarit dhe përsëritjes së veprave penale.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se njëri nga të pandehurit, S.Sh., është i dënuar me dy aktgjykime të plotfuqishme për vepra penale të natyrës së ngjashme.

Gjykata ka vlerësuar se masat e tjera alternative nuk janë të mjaftueshme për të siguruar zhvillimin normal të procedurës penale.

Të tre personat dyshohen për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rama i kundërpërgjigjet Qeverisë për Lojërat Mesdhetare: Po tentoni t’ia bartni Prishtinës fajin për dështimin

Rama i kundërpërgjigjet Qeverisë për Lojërat Mesdhetare: Po tentoni t’ia bartni Prishtinës fajin për dështimin

Prona në Kamenovë, në fokus të vizitës së AKP-së në Mal të Zi

Prona në Kamenovë, në fokus të vizitës së AKP-së në Mal të Zi

Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro

Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro