Përfundon beteja gjyqësore për vulat, Aleanca për Shqiptarët i takon Arben Taravarit

Përfundon beteja gjyqësore për vulat, Aleanca për Shqiptarët i takon Arben Taravarit

Përfundon beteja gjyqësore për vulat, Aleanca për Shqiptarët i takon Arben Taravarit

Gjykata e Apelit në Gostivar ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës, duke njohur Arben Taravarin si kryetar legjitim të Aleancës për Shqiptarët dhe duke lënë në fuqi ndryshimet statutare të miratuara në Kongresin e 4-të të Jashtëzakonshëm.

Sponsor 3M Express

Me këtë vendim, të datës 13 nëntor 2026, përfundon beteja disavjeçare gjyqësore mes dy krahëve të ASH-së për vulat dhe drejtimin e partisë, e cila nisi në vitin 2024 pas përçarjes mes Arben Taravarit dhe Ziadin Selës.

Gjatë procesit, Gjykata e Tetovës kishte marrë disa vendime, të cilat Apeli i kishte kthyer në rigjykim, derisa në mars të vitit 2026 vendosi në favor të Taravarit.

Ky vendim tashmë është konfirmuar nga shkalla e dytë, ndërsa Sela ndërkohë ka formuar subjektin e ri politik “Lidhja Shqiptare”.

Lexo edhe

Kuvendi sonte ndriçohet me ngjyrë portokalli kundër dhunës me bazë gjinore

Kuvendi sonte ndriçohet me ngjyrë portokalli kundër dhunës me bazë gjinore

Mourinho la fjalët anash, tri fotografi mjaftuan për ta zgjuar Real Madridin

Mourinho la fjalët anash, tri fotografi mjaftuan për ta zgjuar Real Madridin

Guardiola zbulon të vërtetën për Messin dhe Ronaldon: Pa njëri-tjetrin nuk do të ishin kaq të mëdhenj

Guardiola zbulon të vërtetën për Messin dhe Ronaldon: Pa njëri-tjetrin nuk do të ishin kaq të mëdhenj