Për shkak të të miturit, me shumicë votash mbyllet dëgjimi në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Për shkak të të miturit, me shumicë votash mbyllet dëgjimi në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Për shkak të të miturit, me shumicë votash mbyllet dëgjimi në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Me shumicë votash, Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ka vendosur që dëgjimi i menaxheres së rastit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Toskë Gega, të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Sponsor 3M Express

Ky vendim është marrë pas kërkesës së vetë menaxheres së rastit dhe diskutimeve të anëtarëve të komisionit, të cilët paraqitën qëndrime të ndryshme lidhur me transparencën e dëgjimit dhe mbrojtjen e të dhënave të të miturit.

Gega kërkoi që dëgjimi të mbahet pa praninë e mediave, duke theksuar ndjeshmërinë e rastit dhe trajtimin e rastit që përfshin një të mitur.

“E kam një kërkesë që komisioni të mbahet me dyer të mbyllura, për arsyeje se është në pyetje një i mitur, rasti është shumë i ndjeshëm”, tha Gega.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, propozoi që dëgjimi të jetë i hapur për pyetjet e përgjithshme, ndërsa të mbyllet në momentin kur diskutohen çështjet që lidhen me të miturin.

“Për pyetje të përgjithshme unë jam që takimi të jetë i hapur, kur kalojmë në pyetje për të miturin, pajtohem që të mbyllet. Unë kam disa pyetje të përgjithshme pa hyrë tek rasti”, tha Rrustemi.

Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, vlerësoi se është e vështirë të ndahen pyetjet e përgjithshme nga ato që mund të përmbajnë informacione për të miturin. Ajo propozoi që vetëm diskutimi për natyrën e punës së menaxheres të jetë publik.

“Meqë pyetjet do t’i bëjmë një pas një, vlerësoj që jo secili nga ne mund ti ndajmë pyetjet e përgjithshme nga pyetjet që do të kenë informacione për të miturin, andaj i vetmi diskutim që mundet të jetë publik është informacionet për punën që e bënë, pjesa tjetër e mbyllur”, tha ajo.

Në anën tjetër, deputeti Eman Rrahmani kërkoi që komisioni të jetë i hapur për publikun, me përjashtim të përgjigjeve që përmbajnë informacione të ndjeshme për rastin.

“Ky komision duhet të jetë i hapur përveç në përgjigjet që i vlerësoni që ato duhet të jepen në seancë të mbyllur, kur ju vlerësoni se nuk mund të përgjigjeni para mediave për shkak të rastit edhe në raport me të ndjerën dhe fëmijën. Përgjegjësia që duhet të nxjerrim nga kjo nuk e përjashton mundësinë e diskutimit dhe jepjes shembull tek opinioni”, tha Rrahmani.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Besa Kabashi propozoi që të gjitha dëgjimet e personave që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me viktimën dhe të miturin të zhvillohen me dyer të mbyllura, ndërsa ato të zinxhirit komandues dhe mbikëqyrës të jenë publike.

“Propozimi im që çdo palë që ka kontakt direkt me rastin e të miturit dhe viktimës me qenë të mbyllura, ndërsa zinxhiri komandues dhe mbikëqyrës të jenë të gjitha të hapura. Unë përkrahi seancën e mbyllur, të gjitha pyetjet që kam kanë të bëjnë me rastin”, tha ajo.

Pas këtyre diskutimeve, komisioni votoi me shumicë që dëgjimi i menaxheres së rastit, Toskë Gega, të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Pas menaxheres së rastit, do të intervistohen edhe Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS, Shpat Morina, zyrtar i QPS-së, Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë, si dhe Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës.

Për të njëjtit do të merren vendime se a do të mbahen të mbyllura./kp/

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë