Pentagoni publikon pamje të reja të UAP-ve,  video të regjistruara në Lindjen e Mesme

Pentagoni publikon pamje të reja të UAP-ve,  video të regjistruara në Lindjen e Mesme

Pentagoni publikon pamje të reja të UAP-ve,  video të regjistruara në Lindjen e Mesme

Pentagoni ka publikuar pamje të reja të fenomene anomale të paidentifikuara (UAP), të regjistruara nga ushtria amerikane në Lindjen e Mesme.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për pakon e tetë të materialeve të publikuara gjatë këtij viti, e cila përmban 43 dokumente dhe materiale të ndryshme, përfshirë tri video të regjistruara në vitet 2020, 2023 dhe 2026.

Regjistrimet janë realizuar nga platforma dhe mjete fluturuese ushtarake amerikane, duke përdorur kamera dhe sensorë që mundësojnë vëzhgimin e objekteve përmes rrezatimit termik, shkruan bbc.

Videoja e parë zgjat 20 sekonda, e dyta 13 sekonda, ndërsa e treta 54 sekonda. Materialet i janë dorëzuar zyrës amerikane përgjegjëse për hetimin e fenomeneve anomale të paidentifikuara nga Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane.

Megjithatë, publikimi i këtyre pamjeve nuk do të thotë se Pentagoni ka konfirmuar ekzistencën e mjeteve fluturuese jashtëtokësore. Autoritetet amerikane ende nuk kanë arritur të përcaktojnë me siguri natyrën dhe origjinën e objekteve të regjistruara.

Ndryshe nga termi UFO (Objekte Fluturuese të Paidentifikuara), UAP është më i gjerë dhe nuk kufizohet vetëm te objektet fluturuese.

Ato mund të jenë dronë, balona, aeroplanë, fenomene atmosferike apo objekte të tjera, por në disa raste mungojnë të dhënat e nevojshme për të dhënë një shpjegim përfundimtar.

Publikimi vjen pas kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të bërë publike dokumentet qeveritare që lidhen me UFO-t dhe fenomenet e paidentifikuara.

Që nga fillimi i këtij procesi, Pentagoni ka publikuar disa pako dokumentesh, fotografish dhe videosh që më parë nuk ishin të qasshme për publikun. Autoritetet amerikane pritet të vazhdojnë publikimin e materialeve të tjera pasi të përfundojë procesi i shqyrtimit dhe heqjes së klasifikimit të sekretit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lajm i keq për Bayernin, Harry Kane mungon të paktën tre muaj

Lajm i keq për Bayernin, Harry Kane mungon të paktën tre muaj

Sulmohet me zjarr autosalloni “Lip Auto” në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, i njëjti ishte goditur edhe në aksionin kundër fajdes

Sulmohet me zjarr autosalloni “Lip Auto” në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, i njëjti ishte goditur edhe në aksionin kundër fajdes

Moment historik për Shqipërinë: Skitarja Colturi, e artë në Kampionatin Botëror

Moment historik për Shqipërinë: Skitarja Colturi, e artë në Kampionatin Botëror