Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Pejës, Agron Nikqi, ka njoftuar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova për gjendjen e ndriçimit publik në këtë komunë.

Nikqi ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren për sanimin e defekteve, ndërsa ka folur edhe për shtrirjen e rrjetit të ri të ndriçimit publik.





