Kurti, në një deklarim për media, e cilësoi situatën si jashtëzakonisht të dhimbshme, duke thënë se në këto momente të vështira të gjithë bashkëndjejnë me familjen.
“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur”, ka deklaruar Kurti.

Ai foli edhe për dënimin prej 25 vjetësh burgim ndaj Krasniqit, duke shprehur qëndrimin e tij lidhur me procesin gjyqësor.
“Kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike padyshim që të gjithë jemi pranë familjës Krasniqi”, ka thënë Kurti.
Burimi: RTKLive





