Pas rrëfimit në Debat Plus, policia e Gjakovës vihet në lëvizje për viktimën e dhunës në familje

Pas rrëfimit në Debat Plus, policia e Gjakovës vihet në lëvizje për viktimën e dhunës në familje

Pas rrëfimit në Debat Plus, policia e Gjakovës vihet në lëvizje për viktimën e dhunës në familje

Dhuna që për vite me radhë e përjetoi brenda martesës, nuk përfundoi me ndarjen. Ajo u shndërrua në një tragjedi që i mori jetën dy vëllezërve të saj.

Në një intervistë në Debat Plus të televizionit Dukagjini, kjo viktimë e dhunës tregoi për kërcënimet që po i vijnë nga familjarët e ish-bashkëshortit të saj, Astrit Isufi.

Sponsor 3M Express

“S’jemi të sigurt prej tyre, edhe fëmija e kanë ndal shkollën prej tyte, se po dalin në rrugë”.

Ky i fundit, i dyshuar kryesor për vrasjen e dyfishtë, tash e një vit ndodhet në paraburgim.

Për pretendimet e saj, Televizioni Dukagjini, kërkoi përgjigje nga Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës.

Në përgjigjen e parë, policia tha se në sistemin e tyre, nuk figuronin raportime nga viktima për kërcënime apo vepra të tjera penale.

Por, pas publikimit të intervistës, policia thotë se ka ndërmarrë veprime konkrete.

“Personi në fjalë edhe pas intervistës së publikuar është kontaktuar dhe intervistuar nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me institucionet përkatëse (QPS, Prokurorinë), me ç‘rast janë mbledhur informacionet relevante lidhur me rastin. Po ashtu, janë ndërmarrë veprime për vlerësimin e rrethanave dhe nivelit të rrezikut, si dhe janë trajtuar çështjet që ndërlidhen me masat mbrojtëse, në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore. Lidhur me pretendimet e ngritura, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është duke vazhduar veprimet hetimore dhe procedurale për trajtimin e tyre, në koordinim me institucionet kompetente”.

Ndërkohë, një ditë më parë, Policia e Gjakovës, kishte thënë se viktima nuk kishte shprehur ndonjë shqetësim dhe se ka deklaruar se nuk ndihet e kanosur.

Të enjten, deri në kohën e publikimit të kronikës, Prokuroria Themelore e Gjakovës, nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me detaje të reja mbi këtë rast.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Raporti i Komisionit Evropian vlerëson lart IPK-në

Raporti i Komisionit Evropian vlerëson lart IPK-në

Pas gjashtë vitesh, Thaçi: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

Pas gjashtë vitesh, Thaçi: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

Policia njofton ekstradimet e tre të kërkuarve me urdhërarreste ndërkombëtare

Policia njofton ekstradimet e tre të kërkuarve me urdhërarreste ndërkombëtare