Pas rënies së regjimit të Vuçiqit, arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe

Pas rënies së regjimit të Vuçiqit, arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe

Pas rënies së regjimit të Vuçiqit, arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe

Marko Kriçak, kreu i Drejtorisë së Policisë kundër Krimit në Serbi, është arrestuar të dielën në mëngjes me urdhër të Prokurorisë së Lartë në Beograd, nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Bashkë me të është ndaluar edhe Boshko Sekuloviç, drejtues i Shërbimit për Shtypjen e Krimit. Sipas raportimeve ndalimet lidhen me një kallëzim penal të paraqitur nga avokati i Veselin Miliçit, ndihmësdrejtor i Policisë dhe ish-kreu i policisë së Beogradit.

Sponsor 3M Express

Në qendër të çështjes është hetimi për vrasjen e Aleksandar Neshoviçit, i njohur si “Baja”, në restorantin “27”, në lagjen Senjak të Beogradit. Operacioni policor pas këtij krimi ishte drejtuar nga Kriçak, ndërsa në kallëzimin fillestar të policisë ishte përfshirë edhe Miliçi.

Tashmë, Kriçak dyshohet se ka falsifikuar prova dhe ka ushtruar presion mbi dëshmitarët e të akuzuarit, me qëllim përshtatjen e fakteve me një version të paracaktuar të ngjarjes. Nëse vërtetohen, këto veprime do të përbënin ndërhyrje të rëndë në hetimin e një vrasjeje dhe cenim të besueshmërisë së strukturave përgjegjëse për luftimin e krimit.

Neshoviçi, i cili sipas raportimeve kishte lidhje me grupin kriminal të Dejan Stojanoviçit, të njohur si “Keka”, u vra në maj.

Sipas versionit të paraqitur nga prokuroria, më 12 maj, rreth orës 23:00, ai mbërriti pranë restorantit me një BMW X7 të blinduar. Në takim dyshohet se ishte ftuar nga Miliçi, i cili i kishte sugjeruar të vinte pa shoqërim sigurie.

Raportimet thonë se Neshoviçi fillimisht hezitoi të hynte pasi pa automjetet e disa prej të dyshuarve. Megjithatë, pas një telefonate nga Sasha V., me të cilin kishte pasur konflikt më herët, u kthye dhe u ul në të njëjtën tavolinë me të, Mario S. dhe Miliçin.

Prokuroria dyshon se, pas një debati, Sasha V. qëlloi disa herë në drejtim të Neshoviçit. Sipas hetimeve, arma ishte siguruar nga Danka V., e cila ia kishte dorëzuar Mario S., ndërsa ky i fundit dyshohet se ia kaloi Sasha V.

Për këtë rast, Sasha V., 48 vjeç, dhe Mario S., 46 vjeç, dyshohen për vrasje të rëndë, vepra që lidhen me armët dhe shkaktim të rrezikut publik. Danka V., 42 vjeçe, përballet me akuza lidhur me armët, ndërsa persona të tjerë dyshohen për moslajmërim të krimit dhe ndihmë ndaj autorëve.

Sipas prokurorisë, pas të shtënave, Dejan S. i ndihmoi të dyshuarit të largoheshin me makinë drejt Shabacit, Liqenit Dobrodol dhe më pas Stara Pazovës.

Zhdukjen e Neshoviçit e raportoi bashkëjetuesja e tij, pasi ai e kishte njoftuar se ndodhej në restorant, pak para se telefoni t’i fikej.

Mediat kanë raportuar se takimi ishte organizuar si përpjekje për pajtim mes Neshoviçit dhe Sasha V. Por dyshimet e reja ndaj zyrtarëve që drejtuan hetimin ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën e mbledhjes së provave dhe integritetin e procesit hetimor.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i pajetë bashkë me foshnjën në Gjilan, dyshohet për vrasje të rëndë

Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i pajetë bashkë me foshnjën në Gjilan, dyshohet për vrasje të rëndë

Rikthehet legjenda Audi Quattro me motor V8 prej 750 kuajsh, prodhohen vetëm 50 ekzemplarë

Rikthehet legjenda Audi Quattro me motor V8 prej 750 kuajsh, prodhohen vetëm 50 ekzemplarë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit