Pas nëntë vitesh me kuqezinjtë, Ivan Balliu i jep fund karrierës me Kombëtaren shqiptare

Pas nëntë vitesh me kuqezinjtë, Ivan Balliu i jep fund karrierës me Kombëtaren shqiptare

Pas nëntë vitesh me kuqezinjtë, Ivan Balliu i jep fund karrierës me Kombëtaren shqiptare

Mbrojtësi i djathtë, Ivan Balliu, ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare, pas nëntë vitesh të kaluara me fanellën kuqezi.

Sponsor 3M Express

Futbollisti 34-vjeçar largohet nga përfaqësuesja me 24 paraqitje ndërkombëtare, duke zgjedhur që tash e tutje të përqendrohet te karriera në klub.

Në vendimin e tij, sipas raportimeve, kanë ndikuar dëmtimet e fundit dhe mosha, ndërsa grumbullimi i nëntorit nuk do të shënojë një tjetër kapitull të tij me Shqipërinë, por fundin e rrugëtimit ndërkombëtar.

Historia e Balliut me Kombëtaren nisi në vitin 2017, kur debutoi më 6 tetor në ndeshjen ndaj Spanjës, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2018.

Momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij me Shqipërinë ishte pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani, ku u aktivizua në një ndeshje dhe luajti 90 minuta.

Në 24 paraqitjet e tij, Balliu regjistroi gjithsej 1.780 minuta në fushë dhe dy asistime, pa arritur të shënojë gol.

Largimi i tij pritet të ndikojë edhe në alternativat e trajnerit Rolando Maran në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku një nga emrat kryesorë mbetet Elseid Hysaj.

Shqipëria do të përballet me Finlandën më 12 nëntor dhe me Bjellorusinë më 15 nëntor, në dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Pas nëntë vitesh, Balliu mbyll kështu kapitullin me fanellën kuqezi, duke lënë pas 24 ndeshje dhe një pjesëmarrje në Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

Tezja e Daorsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)

Tezja e Daorsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)