Skuadra italiane e Lecces ka shprehur interesim për sulmuesin shqiptar, Rey Manaj.

Futbollisti kuqezi u largua zyrtarisht ditët e fundit nga Sivasspori, në një ndarje të papritur që erdhi si pasojë e moskryerjes së pagesave.
Pas largimit nga klubi turk, Manaj ka mbetur lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën.
Sipas raportimeve, Lecce, që garon në Serie A, po e shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit shqiptar.
Një kalim në kampionatin italian do të ishte i mirëpritur edhe nga vetë Manaj, i cili e njeh mjaft mirë futbollin italian. Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e Interit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





