Qindra shkolla në Irlandën e Veriut dhe Skoci kanë pranuar email-e kërcënuese të mërkurën, duke shkaktuar shqetësim në institucionet arsimore dhe aktivizimin e policisë, e cila i ka cilësuar kërcënimet si mashtrime.

Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut ka bërë të ditur se po heton mesazhet kërcënuese të dërguara në shkolla në të gjithë rajonin, ndërsa deri më tani më shumë se 300 institucione arsimore kanë raportuar pranimin e të njëjtit email.
“Mbi 300 shkolla deri më sot kanë raportuar në polici se kanë marrë të njëjtin mesazh me email që përmbante një kërcënim”, thuhet në deklaratën e policisë.
Ndihmës shefi i Policisë, Anthony McNally, ka deklaruar se, bazuar në vlerësimet fillestare, rreziku për publikun aktualisht konsiderohet i ulët.
Email-e të ngjashme kërcënuese janë pranuar edhe nga disa shkolla në Skoci, ndërsa autoritetet po i trajtojnë rastet si mashtrime.
Këto incidente ndodhën në të njëjtën kohë kur qindra shkolla në Itali u evakuuan pas pranimit të kërcënimeve me bomba përmes email-eve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





