Partneriteti strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, Maqedonci nderon gjeneralin Osborn

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Sponsor 3M Express

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se në shenjë mirënjohjeje për shërbimin e tij të shquar, përkushtimin dhe kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e nderova me Medaljen “Shërbim i Shquar” të Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexoni të plotë postimin e ministrit:

Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, të cilin e falënderova për angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Ajovës.

Në shenjë mirënjohjeje për shërbimin e tij të shquar, përkushtimin dhe kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e nderova me Medaljen “Shërbim i Shquar” të Ministrisë së Mbrojtjes.

Partneriteti me Gardën Kombëtare të Ajovës ka luajtur rol të rëndësishëm në transformimin, profesionalizimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së. Ky bashkëpunim është dëshmi e partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve të fuqishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten aleati ynë kryesor në zhvillimin dhe fuqizimin e ushtrisë sonë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios pas humbjeve të republikanëve

Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios pas humbjeve të republikanëve

Rama i reagon Kërçelit për “shiritin sinjalizues”: Po e mashtron opinionin – nuk është çmimi i shiritit, por i shërbimit

Rama i reagon Kërçelit për “shiritin sinjalizues”: Po e mashtron opinionin – nuk është çmimi i shiritit, por i shërbimit

Kërçeli i reagon Ramës për çmimin e shiritit nëntokësor: Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, rrena i ka këmbët e shkurtra

Kërçeli i reagon Ramës për çmimin e shiritit nëntokësor: Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, rrena i ka këmbët e shkurtra