Partia Popullore shpall fitoren në Spanjë – Pedro Sánchez telefonon Feijóon për ta uruar për rezultatin

Partia Popullore (PP) ka shpallur fitoren në platformën X, duke deklaruar: “PP do t’i fitojë zgjedhjet dhe Alberto Núñez Feijóo do të jetë Kryeministër i Spanjës”.

Sponsor 3M Express

Një turmë e madhe mbështetësish u mblodh para selisë së partisë në Madrid, duke valëvitur flamurin e partisë dhe atë të Spanjës.

Kjo fitore do ta kthente PP-në në pushtet për herë të parë që nga viti 2018, së bashku me partnerin e saj, partinë Vox.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, e telefonoi liderin e PP-së, Feijóo, për ta uruar për fitoren, bëri të ditur për agjencinë e lajmeve Reuters zëdhënësi i Sánchez-it, përcjell Telegrafi.

Dhe një reagim ka ardhur nga presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj rezultateve që vijnë nga Spanja këtë mbrëmje.

“Ai [Pedro Sánchez] humbi? Oh, kjo është gjë e mirë. Ai bëri një punë të tmerrshme. E meriton të humbasë”, tha Trump gjatë kthimit të tij në Uashington, D.C., pas festës së Ditës së Falënderimeve.

“Sánchez humbi? Oh, ky është një lajm i shkëlqyer”, shtoi ai.

Sánchez ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të Trump-it në Evropë dhe të dy janë përplasur shpesh për çështje të ndryshme, përfshirë qëndrimet ndaj Iranit, situatën në Venezuelë dhe shpenzimet në NATO.

Sipas raportimeve, PP-ja siguroi 134 vende në parlamentin me 350 deputetë, ndërsa socialistët u renditën të dytët me 115 vende, kur janë numëruar rreth 92 për qind e votave.

Partia Vox siguroi 53 vende – një përmirësim krahasuar me rezultatin e vitit 2023, kur kishte fituar 33 vende. /Telegrafi/

Lexo edhe

A mund të shkaktojnë pelenat njëpërdorimëshe infertilitet te djemtë? Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët

A mund të shkaktojnë pelenat njëpërdorimëshe infertilitet te djemtë? Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët

Moti nesër në Kosovë: Temperaturat arrijnë deri në -7 gradë, paralajmërohen ngrica

Moti nesër në Kosovë: Temperaturat arrijnë deri në -7 gradë, paralajmërohen ngrica

NATO “po zhvendoset nën tokë” përballë kërcënimit nga Rusia?

NATO “po zhvendoset nën tokë” përballë kërcënimit nga Rusia?