Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e së dielës, pasi Partia Popullore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox kanë siguruar së bashku shumicën absolute në parlament.

Sipas agjencisë shtetërore spanjolle të lajmeve EFE, Sanchez ka telefonuar liderin e PP-së, Alberto Nunez Feijoo, për ta uruar për fitoren.
Me rreth 92 për qind të votave të numëruara, rezultatet e deritanishme në parlamentin prej 350 deputetësh paraqiten kështu:
Partia Popullore (PP): 134 ulëse
Socialistët (të drejtuar nga Pedro Sanchez): 115 ulëse (të dytët)
Vox: 53 ulëse, duke shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023, kur kishte fituar 33 deputetë.
Përballë kësaj balance të re të votave, blloku i djathtë PP–Vox arrin shumicën e nevojshme parlamentare, duke i dhënë fund qeverisjes së Sanchez-it pas rezultatit të së dielës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





