Të hënën, më 30 nëntor, në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, të cilat do të shoqërohen me intervale me diell.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, si pasojë e masave të ftohta ajrore, në të gjithë territorin e vendit do të ketë kushte për paraqitjen e ngricave, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të mëngjesit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -2 deri në 1 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.





